Krejt po ankohen se papunësia është e madhe, diçka që s’kemi forcë me e kontrollu. Por mujmë me e ndryshu!
A e dini çka ka 3? STIKK përmes programit të trajnimeve ofron çka na jemi që sa kohë t’u kërku: PUNËSIM përmes trajnimeve profesionale edhe praktikës në një prej 40 kompanive t’cilat merren me Teknologji të Informacionit. Programi 6-mujor me këtë kombinim, mësim intenziv + punë praktike = puna e garantuar.

Visioni ynë

Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës (STIKK) do të ketë një rol qendror në stimulimin e rritjes dinamike të sektorit të TIK në Kosovë, duke hapur mundësi të reja dhe duke rritur aftësinë konkurruese të sektorit në vend dhe jashtë tij.

Misioni ynë

STIKK Education do të fokusohet në zhvillimin e potencialit tek të rinjtë të pasionuar pas teknologjisë dhe të cilët dëshirojnë të bëjnë pasionin e tyre profesion. Në këtë mënyrë të rinjtë të cilët përfitojnë aftësi dhe njohuri të përshtatura për nëvojat e tregut të punës.

Vizualizimi i procesit

Shkarkoni Media Kit për të u pajisur me logon zyrtare të STIKK Education, STIKK dhe informata të tjera të rëndësishme.

Ju lutem na kontaktoni për kërkesa rreth mediave: Egzon Gashi